Në veturën me targa të Shkupit kapen 6 emigrantë nga Siria

Nga MPB njoftojnë se sot rreth orës 15:00, në autostradën A1, është arrestuar 37-vjeçari A.A. nga Negotina, për shkak se po transportonte emigrantë.

“Në automjetin e udhëtarëve “Toyota Avensis” me targa të Shkupit po transportonte 6 emigrantë nga Siria”, shtojnë nga MPB.