Në vendet e rajonit vazhdon të rritet numri i të prekurve dhe viktimave nga Covid 19

Viktima dhe raste të reja me COVID 19 u shënuan edhe në shtetet fqinje. Në 24 orët e fundit, në Serbi u regjistruan 4 viktima, me çka numri i përgjithshëm i viktimave nga pandemia shkon në 103. Me 445 raste të reja u shënua numri më i madh të infektimeve ditore në këtë shtet, duke e çuar në 5 318 numrin e përgjithshëm të të prekurve. Ndërkohë Kosova shënoi viktimën e 12 nga pandemia. Viktima 70 vjeçare nga Ferizajt po vuante edhe nga sëmundje tjera shoqëruese. Deri tani janë regjistruar gjithsej 449 raste të të infektuarve, 79 prej të cilëve janë shëruar. Së fundmi u konfirmua se në mesin e punonjësve shëndetësor të infektuar janë edhe tre gjinekologë dhe një akushere që punojnë në Klinikën e Gjinekologjisë pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit në testin për COVID 19 rezultuan pozitiv edhe 21 persona, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve u rrit në 539. Ndërkohë është rritur për 6 numri i të shëruarve. Me 283 Shqipëria është shteti fqinj me më së shumti të shëruar, pas së cilës vjen Greqia me 269.

Nga ana tjetër, numri i viktimave në fqinjin jugor ka shkuar në 108, ndërsa në total ka 2207 të infektuar. Kështu Greqia vendosi që të shtyjë deri në 15 maj hapjen e kufijve tokësor dhe detar me Shqipërinë, Italinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ky vendim i Athinës zyrtare bën përjashtim vetëm për shtetasit Italian, shqiptar apo ato të Maqedonisë së Veriut të cilët riatdhesohen drejtë vendeve të origjinës, ndërsa qarkullojnë vetëm kamionët me mallra. Numri i viktimave në Bullgari së fundmi u rrit për 2, duke e çuar në 40 numrin total të viktimave. Ndërsa me 25 rastet e reja, shkoi në 825 numri total i të infektuarve.