Isa Mustafa bisedon me zyrtarë të Parlamentit Evropian për zhvillimet politike

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se ka biseduar me zyrtarë të Parlamentit Evropian zhvillimet politike në javët e fundit dhe ato që pritet të ndodhin.

Mustafa ka shkruar se me zyrtarë të Parlamentit Evropian dhe EPP-së kanë biseduar edhe për mënyrën e përballimit të situatës me Covid-19.

Ky është shkrimi i Mustafës:

Sot kisha një video konferencë me zyrtarë të lartë të Parlamentit Evropian dhe të EPP-së, z. Andrey Kovatchev, z. David McAllister, z.Lukas Mandl dhe z.Patrick Voller. Së bashku me mua ishin z. Avdullah Hoti dhe z. Valon Halimi, i cili koordinon bashkëpunimin e LDK-së me EPP.

Biseduam për mënyrën se si po e përballojmë situatën me COVID-19, për zhvillimet politike në javët e fundit dhe zhvillimet që pritet të ndodhin.

Ndamë qëndrimin se LDK dhe EPP promovojnë vlera të përbashkëta dhe se LDK-ja mbetet partner i EP P-së në rrugën e Kosovës drejt BE-së.

Jemi të bekuar që kemi miq të tillë në BE, të cilët do të na qëndrojnë në krah edhe në të ardhmen për të lehtësuar integrimin evropian të Kosovës./KosovaPress/