Në vend të Uashingtoni, Fërçkovski ambasador në Nju Jork?

Pas ndërprerjes së procedurës për emërim ambasador të Maqedonisë së Veriut në SHBA (Uashington), Qeveria, repektivisht Ministria e Punëve të Jashtme ka gjetur variant rezervë për profesorin Lubomir Fërçkovski. Sipas “360 Stepeni”, Fërçkovski pritet të emërohet ambasador në Nju Jork, respektivisht shef i Misionit të Maqedonisë së Veriut pranë Kombeve të Bashkuara.
Siç transmeton gazeta Lajm, për ndërprerjen e procedurës së emërimit të Fërçkovskit në Uashington janë përmendur disa shkaqe.
Opozita shqiptare në Maqedoninë e Veriut ka kritikuar mundësinë për dërgimin e tij ambasador në Uashington, për shkak të kaluarës si ish ministër i punëve të brendshme dhe ish ministër i punëve të jashtme, por edhe për qëndrimet shprehura gjatë luftës në Kosovë dhe në Maqedoni.