Në vazhdën e thashethemeve për romancë, Gigi Hadid dhe Leonardo DiCaprio shihen sërish bashkë

Gigi Hadid dhe Leonardo DiCaprio u panë duke u larguar nga restoranti i famshëm ‘Cipriani’ në qytetin e New Yorkut mes thashethemeve për romancë.

Modelja 28-vjeçare, e cila kohët e fundit mori pjesë në Met Gala, mbante një kapele bejsbolli dhe një pallto të gjatë kafe. Ajo kishte veshur një këmishë të bardhë ndërsa u pa duke zbritur shkallët nga restoranti.

Dhe aktori 48-vjeçar u përpoq gjithashtu të mos tërhiqte vëmendje me një kapele të zezë dhe një xhaketë. Ai gjithashtu mbante një maskë të zezë për fytyrën që të fshihej gjatë daljes jashtë.

Leo, i cili prej muajsh thuhet se është i lidhur me modelen, shtoi xhinse dhe atlete të bardha për të kompletuar dukje e thjeshtë.

Gigi dhe Leonardo kanë bërë shumë pak për të mohuar thashethemet për lidhje kohët e fundit, pasi ata u panë gjithashtu duke marrë pjesë në të njëjtën festë në Zero Bond pas Met Gala.

Kjo pason raportet e fundit se dyshja e përfolur janë ‘ende duke qëndruar së bashku’ pasi ata ‘shijnë shoqërinë e njëri-tjetrit’, sipas një burimi të Entertainment Tonight.

Kujtojmë që Gigi ka edhe vajzën Khai dy vjeçare me ish të dashurin Zayn Malik.

Modelja dhe aktori u lidhën fillimisht në mënyrë romantike vitin e kaluar në shtator 2022, pasi u panë duke kaluar kohë cilësore së bashku gjatë Javës së Modës në New York.

Gigi dhe Leo gjithashtu ndezën zjarrin e thashethemeve për lidhje pasi të dy u panë në të njëjtën festë të “Oscar”-it në fillim të këtij viti.

Para kësaj, Gigi u pa teksa po dilte nga një festë para “Oscars” në Los Angeles, ku ishte i pranishëm edhe aktori i “The Wolf of Wall Street”.

Kjo vjen pasi Leo thuhet se ka qenë i dëshpëruar për të ‘zhveshur’ imazhin e tij të lidhjeve vetëm me femra nën moshën 25 vjeç, ndërsa është i vendosur në një marrëdhënie ‘më të pjekur’.

Leo ishte në një lidhje pesëvjeçare me modelen Camila Morrone, 25 vjeç, nga e cila u nda vitin e kaluar.