Në Tetovë dy të arrestuar për shkak agresivitetit ndaj policisë

Dy persona janë arrestuar mbrëmë në Tetovë në dy lokacione për shkak sjelljes agresive ndaj policëve, informon SPB Tetovë. I pari është minoren, i arrestuar në rrugë.

“Ai në orën 0:40 në rrugën ‘Boris Kidriç’ në Tetovë është sjellë në mënyrë agresive ndaj nëpunësve policorë të cilët kanë kryer detyrën. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet padi përkatëse”, informon Marjian Josifovski, zëdhënës i SPB Tetovë.

Më vonë rreth orës 4, A.Ç (26) nga Tetova, para një objekti hotilerik në rrugën “Marshall Tito” në Tetovë është sjellë në mënyrë agresive ndaj nëpunësve të policisë të cilët kanë qenë në detyrë. Edhe ai është arrestuar dhe dërguar në stacionin në Tetovë.