Në Tetovë dhe Tearcë është djegur vaj kancerogjen, Inspektorati dënon automekanikët

Një ekip i inspektorëve shtetëror dhe komunalë për ambient jetësor nga Shkupi dhe Tetova dje kanë kryer kontroll të jashtëzakonshëm në pesë punëtori automekaniku në Tetovë dhe Tearcë.
Të gjithë pesë punëtoritë që kanë qenë objekt i mbikëqyrjes nuk kanë vepruar në mënyrë adekuate me filtrat mbeturina dhe kanë qenë të detyruara që mbeturinat e rrezikshme ta selektojnë dhe dorëzojnë në kompani të autorizuara.
Te dy punëtori është konstatuar se vajin-mbeturinë e dorëzojnë te subjekt juridik që posedon leje për transport të mbeturinave të rrezikshme dhe është vërtetuar që vaji nuk digjet në këto lokacione, njoftuan nga Inspektorati shtetëror.
Qëllimi i këtyre mbikëqyrjeve ka qenë të konfirmohet mënyra e veprimit me vajin-mbeturinë, filtrat e ndërruar dhe llojet tjera të mbeturinave të rrezikshme.
“Është me rëndësi të theksojmë se vetëm dy punëtori nga pesë që ishin objekt i mbikëqyrjes, posedonin formularë validë për transport që i dorëzuan tek inspektorët. Ato formularë plotësohen gjatë çdo marrjes të vajrave mbeturinë, aty shihet sasia e vajit mbeturinë, cila kompani e mer dhe ku dërgohet për trajtim”, thuhet në kumtesë.
Në njërën nga punëtoritë, konstatohet nga kontrolli, disa tonë vaj-mbeturinë janë deponuar te vetë lokacioni, respektivisht ajo nuk dorëzohet tek subjekti juridik me të cilin është arritur marrëveshje për dorëzim dhe transportim të mbeturinave të rrezikshme.
“Rezervuari për vaj ekstra të lehtë për ndezje që gjendet në bodrum ishte i zbrazët, kurse në momentin e mbikëqyrjes ka filluar plotësimi i tij nga një cisternë që arritir në lokacion. Të dhënat për lëndën djegëse u dorëzuan për kontroll. U konstatua që vaji-mbeturinë as nuk digjet, as nuk shitet dhe personit të autorizuar iu bë me dije se duhet patjetër të ripërtërijë marrëveshjen ekzistuese për transport të vajit-mbeturinë ose të arrijë marrëveshje të re në afat prej shtatë ditëve”, thuhet në kumtesë.
Te dy punëtori, ku janë dorëzuar formularë transporti për dorëzim dhe transport të vajit-mbeturinë për vitin 2020, ai nuk është ruajtur në mënyrë adekuate tek lokacionet. Në njërën, nga dy punëtoritë është konstatuar se vaji-mbeturinë digjet.
“Djegia e vajit-mbeturinë emeton materie kancerogjene. Ky subjekt juridik do të dënohet në pajtim me ligjin”, theksojnë në kumtesën e Inspektoratit shtetëror për mjedis jetësor.
Kompetenca për të mbikëqyrë punëtoritë automekanike kanë inspektorët e autorizuar komunalë për mjedis jetësor.
Inspektorati shtetëror do t’i angazhojë inspektorët komunalë në mbarë vendin që në afat sa më të shkurtër të zbatojnë mbikëqyrje urgjente nëtë gjitha punëtoritë automekanike që të pengojnë ose sanksionojnë djegie dhe shitje të vajit-mbeturinë.
“Nuk ka kompromis në luftën për mjedis të pastër jetësor”, nënvizohet në kumtesë.