Në Tetovë 130 qytetarë dalin nga karantina, 200 futen në izolim dhe vetëizolim

Në Tetovë për 24 orët e fundit nga karantina shtetërore kanë dalë edhe 133 qytetarë, njofton MPB! Ndërkaq në izolim dhe vetëizolim janë futur rreth 200 qytetarë, respektivisht 197, raporton Gazeta Lajm. “Me vendim të Inspektoratit shtetëror për sanitari dhe shëndetësi janë futur në izolim edhe 158 qytetarë, kurse në vetëizolim edhe 39 qytetarë!”, theksojnë nga MPB.