Përmbylli një viti të suksesshëm, Ronela Hajati ka disa fjalë për publikun

Ronela Hajati këtë vit ka qenë shumë aktive me këngë e koncerte, të cilat rezultuan shumë të suksesshme.

Së fundi, me anë të një postimi, këngëtarja ka falënderuar publikun që e mbështeti gjatë kësaj periudhe.

Ajo thotë se 2019-a i solli kujtimet më të mira, kurse viti 2020 do jetë mrekulli.

“Po e mbyll kete vit me kujtimet me te mira prej jush! Cdo duartrokitje, support , dashuri, do mundohem tua kthej dyfish! Kam shume materiale gati por po e le gjithcka per vitin tjeter! E ndjej qe 2020 do jete mrekulli, por edhe po mos te jete do ta bejme me zor 😂 ! ❤️😍 @eri.dee“, ka shkruar Ronela.