Në spitale nga Kov id-19 po mjekohen gjithsej 1.290 pacientë, ka shtretër të lirë

Gjatë 24 orëve të fundit në qendrat e kovidit në spitalet përgjatë vendit është regjistruar se po mjekohen gjithsej 814 pacientë pozitivë ose të dyshuar në virusin korona. Pas raporteve të spitaleve të cilat arrijnë në Ministrinë e Shëndetësisë në bazë ditore, në spitalet në Manastir janë të hospitalizuar 70 pacientë pozitivë dhe të dyshuar me Kovid-19, njoftoi Ministria.

Siç theksojnë nga atje, në spitalin në Shtip janë të hospitalizuar 56 pacientë. Në repartin infektiv në Tetovë ka 46 pacientë, në Veles po mjekohen 65 të sëmurë, ndërsa në Kumanovë 118 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë me Kov id-19. Në qendrën e Kovidit në Ohër ka të hospitalizuar 11 pacientë, në Prilep 104, në qendrën e kovidit në Gostivar 49, ndërsa në Strugë 32 të sëmurë.

Në spitalin e Strumicës janë të shtrirë 72 pacientë, në Koçan 20, në Kërçovë 18, Kavadar 44, ndërsa në Gjevgjeli nëntë persona pozitivë në virusin kor ona. Numrat, shtojnë, po ndryshojnë nga ora në orë, sipas pranimit dhe lëshimit të pacientëve.

“Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar me virusin korona të cilët mjekohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet përgjatë vendit është 1.290 dhe ka rreth 130 shtretër të lirë në qendrat e kovidit. Gjatë ditës po lëshohen edhe pacientë të shëruar me çka do të lirohen edhe shtretër shtesë”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Përndryshe, theksojnë, të gjitha repartet e spitaleve klinike disponojnë me vende të lira në të cilat ka furnizim me oksigjen.

“Edhe krahas numrit të madh të pacientëve gjatë dhjetë ditëve të kaluara, Ministria e Shëndetësisë është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha spitalet dhe nëse ka nevojë, kapacitetet e reparteve të kovidit do të zgjerohen në mënyrë shtesë”, theksojnë nga Ministria.