Në Skoviçar të Mariovës u dogjën shtëpi

Në zjarrin e djeshëm në fshatin e Mariovës, Skoviçar u dogjën 15 shtëpi të vjetra të braktisura. Zjarri kaploi edhe barin, u zgjerua nëpër fshat ku u dogjën 15 shtëpi të vjetra, të braktisura. Asnjëra prej tyre nuk ka qenë e banueshme.

Zjarri është nën kontroll, informojnë nga Njësia territorial zjarrfikëse në Manastir dhe paralajmërojnë për kujdes dhe vëmendje tek banorët sepse gjatë zjarrit janë dëgjuar shpërthime të mjeteve të vjetra të mbetura nga Lufta e Parë Botërore.

Nga NJTZ-Manastir theksojnë se zjarr ka edhe në atarin e fshatit Musunci ku po digjet bar dhe zjarri ka hyrë në pyll. Terreni është i pakalueshëm.