Në shtrat bashkë – puthje romantike e momente intime mes Meritonit dhe Ilnisës në BBVA 3

Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli po vazhdojnë të jenë më të afërt se kurrë me njëri-tjetrin.

Ata po kalojnë një periudhë të bukur së bashku në Big Brother VIP Albania 3.

Ndonëse akoma nuk kanë shprehur haptazi pëlqim, ata po sjellin mjaft momente intime.

Foto: Screenshot/Instagram

Pas një diskutimi të gjatë në spektakël rreth kësaj romance, ata janë parë sërish të shtrirë në krevat.

Prezantuesi nga Kosova madje tërë kohën i ka dhuruar puthje e përqafime.

Ilnisa nga ana tjetër u shpreh xheloze me Meritonin për shkak të miqësisë që ka me Rike Roçin.

Sido që të jetë, të njëjtit nuk janë deklaruar akoma për fansat dhe publikun.