Në shtëpi u gjeti drogë, policia arrestoi një 17 dhe 20-vjeçar

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se dje ka arrestuar një 17-vjeçar dhe një 20-vjeçar, nga Shkupi pasi u kapën me drogë.

“Më 15:02.2021, nëpunës policor nga SPB Shkup, në bazë të urdhrit gjyqësor, kanë kryer bastisje në shtëpitë e P.P.(20) dhe D.P.(17), të dy nga Shkupit. Gjatë bastisjeve në shtëpinë e P.P. është gjetur marihuanë, tre plumba dhe mjete të tjera. Ndërsa, gjatë bastisjes në shtëpinë e D.P. është gjetur marihuanë, tabletë ekstaze dhe peshore digjitale me mbetje nga marihuana”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Njoftojnë gjithashtu, se të dy janë privuar nga liria dhe janë dërguar në Stacion Policor dhe pas zbardhjes së rastit, ndaj të njëjtëve do të parashtrohet shkresë përkatëse./TV21