Në qendrat kov id po trajtohen 1 314 pacientë

Në 24 orët e kaluara në qendrat kov id të të gjithë vendit po trajtohen 836 pacientë pozitivë dhe të dyshuar për kov id.

“Sipas raporteve të arritura nga spitalet në Ministrin e shëndetësis në baza ditore, në spitalin e Manastirit janë shtruar 65 pacientë pozitivë me Kov id-19. Në spitalin e Shtipit janë shtruar 57 pacientë. Në repartin Infektivë në Tetovë janë 47 pacientë, në Veles janë shtruar 64 të sëmurë, ndërsa në Kumanovë 119 pacient pozitivë ose të dyshuar për COV ID-19. Në qendrën për kov id në Ohër janë të shtruar 110 pacientë, në Prilep 115, në Gostivar 59, ndërsa në Strugë 29 të sëmurë. Në spitalin e Strumicës kurohen 81 pacientë, në Koçanë 18, në Kërçovë 18, Kavardarë 39, kursë në Gjevgjeli 13 persona pozitivë me korona virus”, informuan nga ministria e shëndetësisë duke shtuar se numrat ndryshojnë nga ora në orë, përshkak të pranimit dhe lëshimit të pacientëve nga spitali.

Nga Ministria e Shëndetësisë po ashtu informojnë se numri i përgjithshëm i pacientëve me COV ID-19 të cilët po kurohen në repartet e infektimit në kryeqitet dhe në spitalet e vendit është 1314, dhe ka rreth 130 krevete të lira në qendrat për Cov id.

Edhe përshkak të rritjes së numritë të pacienëve në 10 ditët e kaluara, Ministri i shëndetësis thekson se është vazhdimisht në kontaktë me të gjitha spitale, dhe përderisa ka nevojë kapacitetet e reparteve të Cov idit do të jenë të zgjeruar edhe më tej.

Numri I të prekurve dhe I të vdekurve nga koronavirusi vazhdon të rritet me të madhe. Dje 39 pacientë vdiqën për shkak të komplikimeve të shkaktara nga korona virusi, ndërsa u regjistruan 1 288 raste të reja. Numri I përgjiothshëm I të prekurve nga korona virusi ka arritur në 57 451, numri i të vdekurve në 1 600, numri i të shëruarve në 34 970, ndërsa raste active janë 20 881. /SHENJA/