Karakaçanov përgëzon Zaevin, ky është një hap i vogël

Zëvendës kryeministri dhe ministri i Mbrojtjes të Bullgarisë Krasimir Karakaçanov e përgëzoi kryeministrin e vendin tonë për qëndrimin e tij të shprehur në intervistën e fundit, për median bullgare. Ai më tej se përsëhndeti aktin përmes të cilit sipas tij Zaev e ka konfirmuar ekzistimin e gjuhës dhe identititin e gjuhës bullgare, por gjithashtu e ka pranuar historinë e përbashkët me Bullgarinë.

Krasimir Karakaçanov, zv/kryeministër i Bullgarisë

“U inkurajua Zoran Zaev, sepse disa nga kundërshtarët e tij e kritikojnë. Ky është një hap i vogël në drejtimin e duhur. Nëse shkojmë përpara me hapa aq të shpejtë, mendoj se vitin e ardhshëm mundemi të flasim për fillim të bisedimeve për procesin negociues”.

Megjithatë, Karakaçanov tha se preferon të mos besoj në deklarata dhe në intervista, por të shohë se çfarë do të bëhet.

Krasimir Karakaçanov, zv/kryeministër i Bullgarisë

“Deri dy muaj më parë, gjërat që ai tha për historinë tonë të përbashkët, për disa personazhe të zakonshme, ishin të paimagjinueshme për t’u dëgjuar. Një hap përpara. Historia është e përbashkët, por duhet të sqarojmë se çfarë është ajo. Megjithatë kjo është historia bullgare”.

Bullgaria në takimin e parë ministrave të BE-së, edhe zyrtarisht njoftoi se do t’i vendos veto vendit tonë, përshkak se sipas tyre Maqedonia e Veriut, nuk e ka plotësuar Marrëveshjen për Fqinjësi të mirë./SHENJA