Këtë mëngjes në sheshin Maqedonia në qendër të Shkupit është rrokullisur një makinë për pastrim.
Sipas informacioneve, makina ka rënë në gropën e cila është shkaktuar nga prishja e pllakave në qendër.
Është thirrur ekip i MPB-së për të kryer hetim, ndërsa nuk ka persona të lënduar.
Kjo nuk është hera e parë që të rrokulliset një makinë në këtë shesh. Në vitin 2017 një kamion po ashtu pësoi një aksident në shesh.