Në pritje të fëmijës së tyre të parë, Einxhel dhe Dagz na zbulojnë se si do të duket djali i tyre në të ardhmën

Einxhel dhe Dagz, do të bëhen prindër për herë të parë.

Ditë më parë ata kanë zbuluar, se janë në pritje të një djali, shkruan lajmi.net.

E së fundi, nëpërmjet një postimi në ‘InstaStory’, moderatorja publikoi një foto interneti ku shfaqej një bebush i vogël përpara frigoriferit.

“Definitivisht fëmija ynë @djdagz”, shkroi Einxhel krahas postimit duke treguar për ndjekësit se si ajo e imagjinon të birin e saj në të ardhmen.

Dagz gjithashtu ishte plotësisht dakort teksa ripostoi foton në profilin e tij.

Ndryshe, lidhja e çiftit filloi brenda mureve të “Big Brother VIP”.