Në prag zgjedhjesh, zjarri dëmton 50 mijë makineri votimi në Venezuelë

Këshilli elektoral në Venezuelë njoftoi se një zjarr ka përfshirë një magazinë në kryeqytet dhe ka shkatërruar shumicën e makinerive të votimit.

Afërsisht 50 mijë dhe 582 kompjuterë që përdoreshin në procesin e votimit në vend u shkatërruan nga flakët.

Ngjarja ndodhi ditën e shtunë (7 mars) por vetëm gjatë ditës së sotme u publikua dhe bilanci i makinerive të dëmtuara.

Kryetarja e Këshillit Elektoral, Tibisat Lucena nuk njoftoi nëse zgjedhjet elektorale do të shtyhen për shkak të dëmtimit të makinerive.

Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi zjarrin por ajo nuk e përjashtoi mundësinë se zjarri mund të jetë i qëllimshëm.

Një episod i tillë është regjistruar dhe në vitin 2017 shumë persona kanë ushtruar dhunë ndaj punonjësve gjatë zgjedhjeve elektorale dhe kanë shkatërruar shumë makineri.