Në ora 11 mblidhet koalicioni qeverisës! Do të publikohet propozimi francez

Kryeministri Dimitar Kovaçevski njoftoi se sot në ora 11 do të mblidhet koalicioni qeverisës, përcjell TV21. Kovaçevski kërkon nga të gjitha palët të përmbahen nga spekulimet e ndryshme për propozimin francez për heqjen e vetos bullgare me qëllim marrjen e dates për fillim të negociatave me BE-në, ndërsa thotë se i njëjti do të publikohet në mënyrë integrale në web-faqen e Qeverisë.

“Siç premtova, ne po hapim një proces konsultimi të gjerë. Sot në orën 11:00 në Qeveri do të mbahet mbledhja e liderëve të partive nga koalicioni qeveritar, ku do të shqyrtohet propozimi i presidencës franceze. Menjëherë pas mbledhjes, propozimin do ta publikojmë në formë integrale në faqen zyrtare të Qeverisë”, ka shkruar mes tjerash Kovaçevski.