Në Ohër në muajin maj do të organizohet konferenca e 50-të rajonale evropiane e Interpolit

Qeveria e RMV-së e shqyrtoi dhe miratoi informacionin e Ministrisë së Punëve të Brendshme për organizimin e konferencës së 50-të rajonale evropiane të Interpolit, në maj të vitit 2023 në Ohër.

Kjo, siç njoftoi shërbimi për shtyp i Qeverisë, është hera e parë që në vendin tonë organizohet një konferencë e tillë e Interpolit, e cila përkon me njëqind vjetorin e ekzistimit të Interpolit, por edhe tridhjetë vjetorit të anëtarësimit të vendit tonë në Organizatën e policisë kriminalistike.

“Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, organizimin dhe mbajtjen e konferencës së 50-të rajonale evropiane të Interpolit e konsideron si një nga ngjarjet më të mëdha dhe më të rëndësishme të cilat do të realizohen këtë vit, me ç’rast duke i dhënë prioritet bashkëpunimit ndërkombëtar, me theks në bashkëpunimin policor ndërkombëtar, duke e përfshirë edhe përkujtimin e disa përvjetorëve, lidhur me mbajtjen e kësaj ngjarje”, citojnë në kumtesë.