Në muajin e pestë të shtatzënisë, Afërdita merr vëmendje me imazhin joshës në pishinë

Nuri i shtatzënisë vetëm se e ka zbukuruar Afërdita Dreshajn.

Afërdita Dreshaj pritet që së shpejti të bëhet nënë për herë të parë, ajo është në muajin e pestë të shtatzënisë, shkruan lajmi.net.

Bukuroshja edhe pse është në muajin e pestë, barku nuk i duket shumë i rrumbullakët, në krahasim me shtatzënat e tjera në këtë kohë.

Madje, ajo po shijon pushimet bashkë me bashkëshortin e saj, teksa për ndjekësit sjellin fotografi në rrjete sociale.

Në imazhin e fundit, Afërdita provokoi me gjoksin duke pozuar me një palë bikini me ngjyrë blu.  Afërdita Dreshaj është e martuar me hokeistin çek Jakub Kindl.