‘Ezel’ rrëfen emocionet e të bërit baba për herë të parë

Kenan Imirzalioglu së fundi u bë baba për herë të parë.

Aktori i njohur turk, Kenan Imirzalioglu, i cili tek shqiptarët njihet për rolin e “Mehmet Kosovës”, së fundi mirëpriti fëmijën e tij të parë, shkruan lajmi.net.

Partnerja e tij, Sinem Kobal, solli në jetë një vajzë, ndërsa si nëna ashtu edhe e bija janë mirë me shëndet.

Vajza e çiftit është pagëzuar Lalin, kurse prindërit e rinj shprehen tejet të emocionuar.

Gjatë ditës së djeshme, Sinem bashkë me vajzën u larguan nga spitali, por nuk i shpëtuan interesimit të gazetarëve, që po i prisnin jashtë dyerve të spitalit.

Ajo para tyre tha se është në gjendje të mirë dhe njësoj edhe vajza, kurse Kenan u shpreh tejet i emocionuar.

“Zoti i bekoftë me fëmijë të gjithë ata që duan të bëhen prindër. Është një ndjenjë kaq e bukur”, tha aktori.