Në momente romantike së bashku – Luizi tregon se kënga për Kiarën lansohet së shpejti

Fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli, po vazhdon me angazhimet e tij në muzikë.

Ai pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri ka sjell disa këngë e bashkëpunime.

Artisti shkodran së fundmi është duke punuar në një këngë të re, e cila i dedikohet partneres së tij, prezantueses Kiara Tito.

Foto: Screenshot/Instagram

38 vjeçari ka shpërndarë një video në rrjete sociale, ku shihet në momente romantike me të dashurën.

I njëjti mes tjerash bën të ditur për fansat se kjo këngë do të lansohet shumë shpejt.

Foto: Screenshot/Instagram

“Shpirtin ty ta fala. Shumë shpejt kënga e re”, ka shkruar ai.

Ky është projekti i dytë që i kushtohet Kiarës, pas atij “Me ty” që e realizoi në Big Brother VIP. /Telegrafi/

Reklama