Përfundimisht me 30 shtatorin e vitit 2021 në institucionet për kujdes dhe edukim të fëmijëve – kopshtet-çerdhe/qendrat për zhvillimit të hershëm të fëmijërisë, janë regjistruar 31.293 fëmijë, që paraqet një rritje prej 17,7 për qind në krahasim me vitin 2020.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave (ESHS), me raportet vjetore për vitin 2021 janë përfshirë 104 institucione për kujdesin dhe edukimin e fëmijëve, që është 8,3 për qind më shumë se në vitin 2020.
“Këto institucione ofrojnë kujdes shëndetësor, ushqim dhe qëndrim ditor për fëmijët deri në 6 vjeç në përputhje me nevojat e tyre zhvillimore, në disa grupe (grupe fëmijësh në periudhën e zhvillimit deri në 2 vjeç, grupe fëmijësh në periudhën e zhvillimit nga 2 vite deri në fillimin e shkollës, grupe të kombinuara, grupe fëmijësh me aftësi të kufizuara, grupe fëmijësh në qendrën e zhvillimit të fëmijërisë së hershme brenda një kopshti, grupe për pilot programe, grupe për forma joinstitucionale të veprimtarisë) dhe grupe të tjera (për vendbanim dhe ushqim), njofton Enti Shtetërorë për Statistika.






