Në Maqedoni do të shqyrtohet mundësia për vazhdimin e llogaritjes verore të kohës

Ministria e Ekonomisë është obliguar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut që të shqyrtojë mundësitë rreth vazhdimit eventual të aplikimit të llogaritjes verore të kohës me qëllim të kursimeve shtesë në konsumin e përgjithshëm të energjisë elektrike.

Këtë vendim mbrëmë e ka sjellë Qeveria e RMV-së gjatë mbledhjes së 88-të të kabinetit qeveritar.

Pas shqyrtimit të mundësive, Ministria e Ekonomisë duhet të dorëzojë informacione në Qeveri dhe më pas do të merret vendim.

Ndryshe, në seancën e qeverisë është miratuar edhe set i ri masash kundër krizës në vlerë prej 350 milionë euro për zbutjen e krizës energjetike dhe presionit të çmimeve, si Plan për qëndrueshmëri fiskale dhe mbështetje të rritjes ekonomike me politika, rekomandime, masa dhe indikatorë.