279 gjoba në Shkup, 50 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 279 shkelje të rregullave të trafikut. Prej tyre: 50 për tejkalim të shpejtësisë, 42 për ngasje të makinës në gjendje të dehur, 21 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 9 gjoba u janë shqiptuar këmbësorëve.

Sipas njoftimit të MPB-së janë shqiptuar edhe 6 gjoba për makina të paregjistruara, 9 për vozitësit fillestar dhe 5 të tjera për kalim në të kuqe në semaforë.