Në Maqedoni çdo vit bie numri i foshnjave të lindura

Vitin e kaluar në Maqedoni kanë lindur 16.737 foshnja, që është rreth 7.000 fëmijë më pak krahasuar me numrin e të porsalindurve në vitin 2014 – 23.596, sipas të dhënave të fundit të Entit Shtetëror të Statistikave.

Shifrat tregojnë se që nga viti 2014 numri i të porsalindurve në Maqedoni është vazhdimisht në rënie. Në vitin 2016, ky numër ishte 23.002, në vitin 2018 – 21.333 fëmijë dhe në vitin 2020 lindën 19.033 fëmijë. Rënia më e madhe është vërejtur gjatë vitit të kaluar, kur krahasuar me vitin 2022, numri i të porsalindurve është ulur me 1336 fëmijë.

Shumica e të porsalindurve kanë lindur në Shkup, ku vitin e kaluar kanë lindur 5665 fëmijë. Shumica kanë lindur në komunën e Çairit të Shkupit – 888 fëmijë, pasuar nga Aerodromi me 666 fëmijë dhe Gazi Baba me 663 të porsalindur.

Në Kumanovë kanë lindur 930 fëmijë, në Tetovë 871, në Manastir 688, në Prilep 519, në Strugë 485.

Të dhënat e ESHS-së tregojnë se numri i fëmijëve të lindur të vdekur ka rënë – në vitin 2014 kishte 171 foshnja të lindura të vdekura, ndërsa vitin e kaluar 122.