Në Likovë nuk kanë ujë të pijshëm sepse ua merr Kumanova

Shkruan: Fejzi Hajdari

Ndodh vetem ne Likove – S’kane uje te pijshem, sepse ua merr Kumanova, ndersa bejne fushate se e kane “zyrtarizuar gjuhen shqipe”!!!!!
I kane dy penda akumulative hakaret, te cilat ua ka falë Zoti (ujin, kuptohet), por s’kane uje te pijshem, sepse nuk dine (nuk guxojne) ta kerkojne nepermjet rruges zyrtare-ligjore nga organet gjegjese. Paramendoni ne shekullin XXI nuk kane uje, kurse fushata politike bejne sikur nuk kane kurrfare PROBLEME EKZISTENCIALE dhe merren me “politike te madhe”!

Uji nga dy Pendat e Likoves, kalon neper territor te Likoves dhe shkon ne Kumanove, per t’i pajisur kumanovarët me uje.
Per te qene irona edhe me e madhe, kete uje e shfrytezojne edhe shume fshatra tjere te banuar kryesisht vetem me maqedonas.
Ja cfare votojme ne! Atehere pse politikanet te angazhohen per te zgjidhur ndonje problem, kur ne i votojme veresi. Pra, formula me e mire, sipas kesaj logjike, i bie te jete: Me mire mos beni asgje, e ju votojme 30 vite me radhe, sesa ta na i zgjidhni problemet, e te mos ju votojme asnjehere!!

P.S. Brezat (gjeneratat e reja) qe po vijne lidhur me kete deshtim te elitave politike, intelektuale e qyteruese ne Likove e Kumanove, duhet ta na përzënë nga shtepite, dhe te na shajne e ofendojne sa te ekzistoje jeta. Haram, sidomos politikanëve me rend!