Në lidhje dashurie me modelen seksi?, reagon Stresi dhe zbulon të vërtetën

Reperi Stresi padyshim se është shumë i komentuar në mediat rozë.

Suksesi në muzikë e sidomos jeta private janë vetëm disa nga arsyet. Së fundmi është kapur ‘mat’ nga paparacët duke u përqafuar me një femër e cila thuhet se është modele.

E nuk ka munguar reagimi i reperit i cili e ka mohuar një gjë të tillë.

“Hall të bësh foto me dikë që as nuk e njeh e ta bëjnë dashnore. Jetojmë në Shqipëri, si do shesi media rozë”, ka shkruar ai.

Ky reagim i hedh poshtë të gjitha zërat se reperi është në një lidhje dhe me sa duket ai vazhdon të jetë i fokusuar tek karriera.