Sport “Ne kurrë nuk dorëzohemi, besojmë deri në fund”, Ronaldo i lumtur me...

“Ne kurrë nuk dorëzohemi, besojmë deri në fund”, Ronaldo i lumtur me barazimin ndaj Atalantas

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo ndihet i lumtur me paraqitjen e tij dhe të ekipit në barazimin 2-2 në udhëtim te Atalanta në kuadër të grupeve të Ligës së Kampionëve.  

Në intervistën e tij pas ndeshjes, ylli portugez ka thënë se ishte një betejë e vështirë kundër Atalantas, por se Reds nuk i humbën kurrë shpresat për të siguruar një rezultat.

“Ishte një lojë e vështirë. Kur luan në Bergamo kundër Atalantës, është gjithmonë e vështirë. Por, ne besuam deri në fund dhe unë e ndihmova ekipin tim të marrë një pikë dhe jam shumë i lumtur”, ka thënë fillimisht Ronaldo për BT Sport.

Nuk është hera e parë që Ronaldo shënon gola në kohën shtesë për Unitedin në Evropë këtë sezon, pasi shënoi golin fitues kundër Villarrealit dhe Atalantës në shtëpi dhe kështu ka luajtur një rol vendimtar në kryesimin e Grupit F.

“Nuk dorëzohemi kurrë, besojmë deri në fund. Është mirë, mendoj se është një rezultat i mirë për ne”.

“Në fillim, ishte e vështirë. Ne e dinim se Atalanta do të bënte shumë presion. Ata kanë një trajner fantastik, ata e dinë se çfarë të bëjnë gjatë gjithë kohës në fushë”.

“E di, sepse kur kam luajtur për Juventusin, ata kanë qenë gjithmonë të vështirë për të luajtur kundër tyre. Por, mendoj se e bëmë punën tonë, u mbrojtëm mirë dhe kishim pak fat në duart tona që shënova gol, por ky është futbolli”.

“Është normale, ne duhet të përmirësohemi akoma”.

“Unë them shumë herë: ne kemi lojtarë të ndryshëm, sisteme të ndryshme, futbolli është i ndryshëm. Ne duhet të përshtatemi me njëri-tjetrin. Do të marrim kohë, kështu që për mendimin tim kemi kohë për t’u përmirësuar dhe për të qenë më të mirë”, përfundoi ylli portugez.