Në Kumanovë 21 mjekë të infektuar në 24 orët e fundit

Në Kumanovë sot janë regjistruar edhe 43 raste të reja me koronavirus. Prej tyre sipas burimeve nga spitali, 21 janë punëtor shëndetësorë.
Pjsa më e madhe e të infektuarve të sotëm janë nga Spitali i përgjithshëm në Kumanovë-18, kurse të tjerët janë nga Shtëpia e shëndetit dhe nga një ordinancë private, njofton “360 shkallë”.
Ndërkohë po vonohet raporti zyrtar i Ministrisë së shëndetësisë për territorin e mbarë vendit edhe pse zakonisht publikohej deri në ora 15.
Nga Ministria thonë se raporti po përgatitet dhe kur të jetë gati do të publikohet.
Ndërkohë ministri i shëndetësisë Venko Filipçe është izoluar sepse ka qenë në kontakt me kryetarin e Kumanovës, Maksim Dimitrievski, i cili rezultoi pozitiv me Covid19.