Në kufirin Kosovë-Maqedoni kapen 3 ton mish nga Brazili

Policia Kufitare e Kosovës ka njoftuar se sot në fshatin Kabash të komunës së Vitisë, në juglindje të Kosovës, ka konfiskuar rreth 3 mijë kilogramë mish me origjinë nga Brazili, të cilat janë importuar ilegalisht në vend nga Maqedonia e Veriut, njofton MIA nga Prishtina.

Sipas njoftimit të policisë, autoritetet paraprakisht kishin identifikuar një automjet pa targa, i drejtuar nga një shtetas i Kosovës, i cili kishte hyrë ilegalisht nga Maqedonia e Veriut.(INA)