Në Krivollak shkatërrohen granata nga Lufta e Parë dhe e Dytë Botërore

Granata të pashpërthyera nga Lufta e Parë dhe e Dytë Botërore dje janë shkatërruar në Poligonin e Armatës Krivollak nga ana e piroteknikëve të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Nga DMSH bënë të ditur se shkatërrimi i mjeteve të pashpërthyera  është shumëditëshe, operacion kompleks i cili zhvillohet në pajtim me Procedurën operative standarde për pranim, transport dhe shkatërrim të mjeteve.

Në operacion ka marrë pjesë edhe drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim Adnan Xhaferovski, me ç’rast janë prezantuar mjetet më bashkëkohore për shkatërrim të mjeteve të pashpërthyera, të cilat janë furnizuar nga ana e Drejtorisë.

Xhaferovski, siç bënë të ditur nga DMSH, e ka shfrytëzuar rastin që t’u thotë piroteknikëve për zgjidhjen e statusit të tyre, furnizim të pajisjes së re dhe përmirësim të kushteve për punë.

“Drejtori e theksoi edhe nevojën për punësimin e piroteknikëve të rinj dhe trajnimin e tyre për nevojat e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe për nevojat e vendit tonë”, informojnë nga DMSH-ja./MIA