Mexhiti: Zaevi u tregua mosmirënjohës ndaj shqiptarëve (VIDEO)

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Izet Mexhiti e ka quajtur mosmirënjohës liderin e LSDM-së Zoran Zaevin, i cili në disa tubime ka thënë se BDI-ja do të mbetet në opozitë pas zgjedhjeve të 15 korrikut. Në një intervistë për gazetën LAJM, Mexhiti ia ka kujtuar Zaevit se BDI-ja e bëri kryeministër ndonëse i kishte humbur zgjedhjet.

“Zoran Zaevi nuk duhet të harrojë se nga humbësi e bëmë kryeministër të Maqedonisë. Në popullin tonë përdoret një fjalë “bukëshkelë” dhe mendoj se nuk i bënë mirë as tij as imazhit të LSDM-së ky fjalorë. Nëse BDI-ja nuk do t’i jepte shansë Zaevi do të ishte “e kaluar e harruar” në Maqedoni”, ka deklaruar nënkryetari I BDI-së, Izet Mexhiti për gazetën LAJM.

Ndërkohë, në një bisedë të përgjuar telefonike të publikuar sot, lideri i LSDM-së,Zoran Zaev dëgjohet duke i ofenduar shqiptarët, për të cilët thotë se shiten për pak para.

Mexhiti: BDI, favorit në zgjedhjet e 15 korrikut – Zaevin e bëri kryeministër BDI-ja (VIDEO)

Mexhiti: BDI, favorit në zgjedhjet e 15 korrikut – Zaevin e bëri kryeministër BDI-ja (VIDEO)

Posted by Lajm TV on Friday, July 10, 2020