Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka konfirmuar dje edhe 28 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 292 kampioneve.
Nga Institut po ashtu bëjnë të ditur edhe për një rast të vdekjes nga ky virus në Kosovë, duke e rritur shifrën totale të viktimave në 20, si dhe 3 të shëruar.
“Rastet pozitive janë raste kontakti, katërmbëdhjetë 14 raste me vendbanim në Rahovec, katër raste me vendbanim në Gjilan, dy raste nga komuna e Pejës (sipas vendbanimit: një rast Pejë dhe një rast Bllagajë), dy raste nga komuna e Kaçanikut (sipas vendbanimit: një rast Runjevë dhe një rast Dubravë), dy raste me vendbanim në Lladrovc-Malishevë, dy raste me vendbanim në Zhur-Prizren, dhe me nga një rast vendbanimet: Prishtinë dhe Gurrakoc-Istog”, është thënë në njoftim.
Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se dje ka vdekur edhe një person nga koronavirusi.
Viktima me inicialet F.G ka qenë 73-vjeçare nga Komuna e Shtimes.
“Pacientja është hospitalizuar në Klinikën Infektive me datën 20.04.2020, dhe krahas infeksionit Kovid-19 ka qenë e diagnostikuar edhe me sëmundje të tjera kronike”, është thënë mes tjerash në njoftim.
Duke marrë parasysh të dhënat e fundit, në Kosovë janë infektuar 731 persona derisa 162 janë shëruar nga ky virus.