Në Koloseun antik të Romës do të vendoset dysheme e re

Qeveria italiane ka miratuar një plan për të vendosur në Koloseun antik të Romës, një dysheme të re, duke u dhënë vizitorëve mundësinë të qëndrojnë atje ku dikur luftonin gladiatorët.

Ky moment është një atraksionet me të rëndësishme për turistët në Itali. Pas këtij restaurimi, vizitorët do të kenë mundësi të të shohin një arenë të ngjashme me atë ku janë ndeshur gladiatorët e vërtetë.

Firma italiane inxhinierike, “Milan Ingegneria” fitoi kontratën 18.5 milion euro për të krijuar planin si do të ndërhyhet dhe pritet që e gjithë puna të përfundojë në vitin 2023, raporton BBC.

Aktualisht, monumenti 2.000-vjeçar nuk ka dysheme. Ajo u hoq nga arkeologët në shekullin 19, duke shfaqur për vizitorët rrjetin nëntokësor të tuneleve ku qëndronin gladiatorët dhe kafshët para se të fillonin betejat e përgjakshme.

Ministri i Kulturës, Dario Franceschini tha se kati i ri “i jashtëzakonshëm” do t’i lejojë vizitorët të “shohin madhështinë e Koloseut” nga qendra e tij. “Është një hap tjetër përpara drejt rindërtimit të arenës, një projekt ambicioz që do të ndihmojë në ruajtjen e strukturave arkeologjike ndërsa kthehet në pamjen origjinale“.
Ministri i kulturës postoi në Twitter projektin e një artisti për arenën

Franceschini u shpreh se evente të rëndësishme kulturore mund të mbahen në Koloseum, pasi dyshemeja të jetë në lavdinë e saj të dikurshme.

Dizajni fitues përfshin instalimin e qindra pllakave prej druri që mund të rrotullohen për të lejuar dritën natyrore dhe ajrin në dhomat nëntokësore.

Ministria e Kulturës sqaroi se dyshemeja e re prej 3.000 metrash katrorë do të jetë e ndërtuar në mënyrë të tillë, që të ndërhyhet në të ardhmen, nëse ka plane të tjera për ridizajnim.

Koloseu ishte amfiteatri më i madh në Perandorinë Romake.

Luftimet me gladiatorë dhe spektakle të tjera publike organizoheshin përpara turmave me të paktën 50.000 njerëz.

Në vitin 2019, monumenti tërhoqi rreth 7.6 milionë vizitorë. Me kufizimet e rrepta për shkak të pandemisë së Covid 19, numri i vizitorëve është ulur ndjeshëm. Megjithatë, interesi për të hyrë në këtë amfiteatër mbetet i lartë.