Charles Michel: BE-ja duhet të mësojë nga pandemia për të krijuar një sistem qeverisës më elastik

Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel thotë se BE-ja duhet të mësojë nga pandemia e koronavirusit “për të përmirësuar gatishmërinë tonë, dhe koordinimin tonë.”

“Ne duhet të zhvillojmë një sistem qeverisës më elastik, ndërsa të mbështesim parimet e solidaritetit, unitetit dhe vlerave themelore të lirisë, sundimit të ligjit në zemër të BE-së”, pohoi Michel Tweet.

“Virusi nuk njeh kufij dhe godet të gjitha kombet, BE si aktor global ka një përgjegjësi të ndihmojë në krijimin e një përgjigje globale”, raporton CNN.

Ai gjithashtu tha se BE duhet të vazhdojë të promovojë multilateralizmin dhe “të ndihmojë partnerët tanë, qofshin ata fqinjët tanë të afërt ose partnerët tanë afrikanë”.