Pas Parisit dhe Stambollit, piktori shqiptar me famë botërore Omer Kaleshi, do të nderohet edhe në vendlindjen e tij, Kërçovë. Ministria e Kulturës në Maqedoninë e Veriut ka ndarë 2 milionë denarë, për hapjen e galerisë-muze të Omer Kaleshit, një gjë që i ka munguar Kërcovës, duke pasur parasysh se galeri të tilla për të ekzistojnë në Francë dhe Turqi, vende ku Kaleshi jeton herë pas here.
Maqedoni Në Kërçovë hapet muze-galeri e artistit me famë botërore, Omer Kaleshi, Ministria...