Duda përgëzon kryeministrin Kurti për fjalimin në Munih

Në Munih të Gjermanisë dje është mbajtur dita e parë e Konferencës së Sigurisë.

Krerët e shtetit të Kosovës ishin prezent në këtë konferencë të Munihut, ku temë diskutimi ishte edhe mini-schengeni mes shteteve ballkanike, shkruan lajmi.net.

Një nga fjalimet e kryeministrit Kurtit në këtë takim me homologët e tij i ka lënë përshtypje reperit nga Gjilani, Duda, i cili ndan disa pika nga deklarata e tij dhe e përgëzon atë publikisht.

“Para dy dekadave na ndihmuat me u shliru nga Serbia, tash duheni me ndihmu Serbinë, me u shliru nga ne se është e rrethuar me shqipe” të lumtë Albin Kurti kishte shkruar Duda.