“Ne jemi në BE, Serbia nuk është dhe pyetja është se kur do të jetë”, thotë presidenti kroat

Presidenti kroat Zoran Milanoviq ka komentuar deklaratën e kryeministres serbe Ana Bërnabiq në Mostar, se ajo nuk është kryeministre e serbëve të Hercegovinës.

Ai ka thënë se nuk i dëgjon deklaratat e saj ose, siç tha ai, “të ndonjë prej heronjve të epokës së keqe “.

“Ne jemi BE, ata nuk janë. Nëse vazhdojnë kështu, pyetja është kur do të ndodhë,” tha Milanoviq kur u pyet për të komentuar deklaratën e Bërnabiqit, raporton Tanjug, transmeton Klankosova.tv