Në janar dhe shkurt inflacioni në Maqedoni është 7.1 përqind

Në dy muajt e parë të vitit 2022, u arrit një normë mesatare vjetore e inflacionit prej 7.1 përqind, njoftojnë nga Banka Popullore.

“Përshpejtimi i inflacionit është kryesisht reflektim i rritjes së çmimeve botërore të produkteve primare ushqimore dhe energjetike, por edhe i çmimeve të importit në përgjithësi.

Kjo është veçanërisht e dukshme në ekonomitë e varura nga importi, gjegjësisht ku një pjesë e konsiderueshme e konsumit importohet, siç është rasti me ekonominë tonë”, njoftoi sot Banka Popullore pas seancës së Komisionit Operativ të Politikës Monetare.

Nga atje thonë se ndryshimet e çmimeve janë ende të mundshme për shkak të pandemisë dhe zhvillimeve në Ukrainë, por theksohet se stabiliteti i kursit të këmbimit është i garantuar dhe nuk duhet të vihet në dyshim.