Në Greqi botohet Antologjia e tregimit ballkanik

Shtëpia botuese Literatus nga Selaniku, këtyre ditëve botoi Antologji e tregimit ballkanik, në të cilën u përfshinë 68 autorë nga Shqipëria, Kosova Maqedonia e Veriut, Greqia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Turqia, Sllovenia, Rumania, Mali i Zi dhe Serbia. Autor i këtij projekti mjaft voluminoz (428 faqe) është Satvors G. Dajos, i cili është edhe autor i parathënies, ndërkaq për përkthimin e tregimeve u angazhuan 34 përkthyes.
Sa i përket shkrimtarëve shqiptarë, në këtë antologji nga Shqipëria janë prezantuar Ernest Koliqi, Mitrush Kuteli, Migjeni, Ismail Kadare, Betim Muço, Ardian Vebiu dhe Virion Graçi. Nga Kosova Eqrem Basha, Mehmet Kraja, Gëzim Aliu, Adil Olluri dhe Albin Mehmeti, kurse nga Maqedonia e Veriut: Kim Mehmeti, Shazim Mehmeti dhe Shkëlzen Halimi. Bëhet e ditur se Antologjia tashmë është shpërndarë në të gjitha libraritë e hapësirës greke. Lajm

Loading...