Në Francë mbërrijnë tonelata ndihma mjekësore nga Kina

Një aeroplan mallrash nga Kina zbarkoi në Aeroportin “Charles de Gaulle” të dielën vonë, duke transportuar 100 tonë pajisje mjekësore për të ndihmuar Francën në luftën kundër koronavirusit vdekjeprurës.

Ndër pajisjet mjekësore janë 5,5 milionë maska që profesionistët mjekësorë kanë shumë nevojë në të gjithë vendin.

Rreth 2,5 milionë maska në Kinë janë porositur nga LVMH, grupi më i madh në botë i mallrave luksoze.

Nga e hëna, në dy javët e ardhshme një aeroplan me furnizime mjekësore do të zbresë në aeroportin Paris-Vatry.

Franca gjithashtu ka porositur më shumë se një miliard maska nga Kina.

Numri i të vdekurve nga infeksioni i koronavirusit të ri në Francë, sipas shifrave të fundit nga mbrëmja, arriti në 2.606.

Sipas Agjencisë Franceze të Shëndetit Publik, numri i të infektuarve të ri është 2.599, një rënie e ndjeshme nga një ditë më parë kur u shënua numër rekord prej 4.611 rasteve të COVID-19 brenda 24 orëve. Tani numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara të infeksionit në Francë është 40.174.

Në mesin e rreth 19.000 pacientëve të shtruar aktualisht në spital, 4.632 janë në repartin e kujdesit intensiv, sipas mediave franceze.