Në fotografinë krah Bes Kallakut, Xhensila Myrtezaj me dedikim prekës në Ditën e Shën Valentinit

 

Sot (14 shkurt) shënohet Dita e të Dashuruarve apo siç njihet nga të gjithë Shën Valentini.

Njerëzit në këtë ditë shprehin dashurinë për të dashurin, të dashurën, burrin apo gruan.

Një dedikim me rastin e kësaj feste e ka bërë edhe këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Xhensila Myrtezaj.

Foto: Screenshot/Instagram

Ajo ka shpërndarë disa fotografi, në të cilat me anë të disa fjalive e përkufizon termin – dashuri.

Postimi i plotë i Myrtezajt:

“Vallë a nuk është dashuria plot besim që arrin t’i bëtë këto gjëra? Vallë a nuk është dashuria që të bën ta dëbosh të keqen? Vallë a nuk është dashuria që bën të flasësh gjuhë të reja?

Gjuhën e mirëkuptimit, të gëzimit, të paqes, të shpresë…?

Vallë a nuk është dashuria që largon çdo dredhi, lëngatë e helm vdekjeprurës? Vallë a nuk është forca e dashurisë që shëron çdo dhimbje të zemrës, madje edhe ato fizike

Prandaj, urime ty që e feston dashurinë!”. /Telegrafi/