Shumë shtëpi në Komunën e Haraçinës festa e Fitër Bajramit i ka gjetur pa energji elektrike. Banorët e rrugës 11 thonë se kjo nuk është hera e parë që mbesin pa rrymë, diçka e tillë kishte ndodhur edhe në muajin mars për plot 10 ditë. Ata një ditë më parë kishin bërë pazarin që gjatë festës t’i presin mysafirët me tavolinat plot, mirëpo produktet e mishit kanë filluar të shkrihen dhe druajnë se gjithçka kanë blerë do të duhet ta hedhin nëse së shpejti EVN nuk kyçet energjia elektrike, shkruan Alsat.
“Kemi problem me rrymën. Që një javë që nuk kemi rrymë. Më së voni mbrëmë është ndalur krejt. Në muajin mars nuk kemi pasur rrymë 10 ditë. Faturat I kam të paguara. Nëse është problem aty, atëherë ata që nuk paguajnë le të juaj gjejnë një zgjidhje. 00:58 Na kanë thënë se kur ndalet rryma, nuk ka sigurim këtu. Nuk vijnë të ta rregullojnë se s është e sigurtë zona, “po na maltretojnë”, por nuk është e vërtet. Kinse fshatarët. Këtu jemi rreth 300 shtëpi”, Banor
“Vetëm luajnë me ne, nuk vijnë as ta rregullojnë, thonë ka defekt, por nuk ka asgjë. Domethënë rrezik ka shumë, një kabllo është i këputur atje poshtë dhe s’ kanë ardhur ta rregullojnë. Prej nesh nuk ka asnjë problem, ne i kemi pritur me pije, me ëmbëlsira këtu EVN edhe asgjë s’ kanë bërë”, Banor
“Më rrymën kemi problem vazhdimisht, ndërsa faturat I paguajmë. Ju kemi thënë, por kot”, Banor
Kryetari i Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi, i bën apel EVN-së që të ndryshojë qasjen e menaxhimit të situatave të. Sipas tij qytetarët që nuk paguajnë faturat, nuk kanë pse të revoltohen që nuk marrin një shërbim për të cilin nuk shlyejnë detyrimin.
“Shqetësimi me energjinë elektrike unë mendoj se duhet të marr përmasa edhe më të mëdha. Revolta e qytetarëve vërtet është e madhe. 03:59 Pa rrymë elektrike është e pamundur edhe të zhvillohet jeta normale. Kompania EVN si kompani serioze në vend, duhet njëherë e përgjithmonë ta ndryshojë këtë qasje të menaxhimit në komunën tonë, sepse për vite me radhë ky problem po qëndron me ne. 05:21 Është më se e qartë se askund në botë nuk ka që të mos paguhet rryma dhe të mund të shfrytëzosh të njëjtën”, tha Ridvan Ibraimi- kryetar i Komunës së Haraçinës
Sot u përpoqëm të kontaktojnë me shërbimet e EVN-së, por pa sukses.
Kjo nuk është lagjja e vetme në Haraçinë që shpesh mbetet pa energji elektrikë për arsyet e njëjta. Televizioni Alsat edhe më herët ka raportuar për situatë të ngjashme në këtë komunë. Banorët e rrugës 10 madje shprehën revoltën e tyre para objektit të EVN në Butel. Në atë kohë EVN doli me qëndrim se një numër i madh i banorëve të asaj lagjeje janë të lidhur në mënyrë joligjore në rrjetin furnizues dhe kjo shkakton dëme. Me kalimin e kohës, mirëmbajtja e rrjetit si dhe kryerja e aktiviteteve të përditshme u vështirësuan për shkak të rezistencës së shfaqur nga një pjese e banorëve të këtij lokaliteti. Përkatësisht, gjatë çdo intervenimi në këto lagje, e konkretisht edhe në rrugën në fjalë, ekipet ndalohen dhe ballafaqohen me kërcënime verbale dhe sulme fizike. /Alsat.mk