Në “Enver Idrizi”, FC“Arben Bajrami” luan ndeshjen e sezonit

Futsal Klub “Arben Bajrami”, të shtunën, do të përballet me ekipin “Kegi Mob” nga Velesi në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Dytë të futsallit vendor. Kjo ndeshje është e rëndësishme për të dyja ekipet, me “Arben Bajramin” që kërkon titullin këtë sezon dhe inkuadrim ne elitën e futsallit.

Për momentin ekipi nga Velesi mban kryesimin në renditjen tabelare me 3 pikë më shumë ekipi shqiptar, ndërsa me fitore eventuale të “Arben Bajramit”, këta të fundit marrin kreun, duke rritur gjasat për titullin e kampionit.

Ndeshja “Arben Bajrami” – “Kegi Mob” luhet të shtunën në palestrën e sportit “Enver Idrizi” në Çair, duke nisur nga ora 20:00.