Në emër të tij po kërkohen ndihma, reagon Arian Agushi

Gold AG ka reaguar në Instagram duke paralajmëruar ndjekësit për një profil fals në TikTok që përdor emrin dhe imazhin e tij.

Ai publikoi një bisedë ku një qytetar kërkonte ndihmë për një familje nga Prizreni në gjendje të vështirë ekonomike.

Reperi theksoi se llogaria nuk është e tij dhe u bëri thirrje të gjithëve të kenë kujdes nga mashtrimet online, shkruan Kosovarja.

Megjithatë, ai u shpreh i gatshëm të ndihmojë, duke kërkuar që rastet reale t’i drejtohen vetëm përmes profileve të tij zyrtare.