Në dy ditët në vijim fazë e portokalltë, nga e premtja ulen temperaturat

Në dy ditët në vijim (4 dhe 5 gusht), i tërë territori i shtetit do të kaplohet nga temperatura të fazës së portokalltë (alerte), kumtoi Ministria e Shëndetësisë në pajtim me paralajmërimin nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike.

Në pajtim me Planin e aksionit për preventive të pasojave nga valët e të nxehtit ndaj shëndetit të popullatës, nevojitet të respektohen masat e përgjithshme për mbrojtje të shëndetit, të cilat përfshijnë: lirim nga obligimet e punës për grupet më të ndjeshme të popullatës, përfshirë gratë shtatzëna dhe personat mbi moshën 60 vjeç, në institucionet për kujdes të fëmijëve (kopshte) të mos praktikohen aktivitete fizike dhe fëmijët të mos nxirren në ambient të hapur në periudhën prej orës 11:00 deri në orën 17:00, njësitë e vetëqeverisjes lokale, Kryqit të Kuq dhe qendrat për punë sociale në rajonet e kapluara me valën e të nxehtit të kenë qasje më aktive dhe të ofrojnë ndihmë për personat e vetmuar, të moshuar, të pamundur dhe të pastrehë dhe duke pasur parasysh faktin se disa procese të caktuara të rrezikshme prodhuese dhe teknologjike mund të paraqesin rrezik të shtuar për shëndetin e punëtorëve të ekspozuar, përkujtohen punëdhënësit për obligimin për respektim të rregullave ligjore nga kjo fushë.

Popullata në tërë periudhën e verës nevojitet t’I respektojë masat e përgjithshme për mbrojtje të shëndetit: Gjatë ditëve të të nxehtit ekstrem të qëndrohet më shumë në hapësira të mbyllura (para së gjithash me kondicioner), ndërsa gjatë qëndrimit të domosdoshëm në ambiente të hapura në këtë periudhë, të gjendet mundësia për pushime të shpeshta nën hije, të mbahet veshmbathje e lehtë dhe me ngjyra të hapura, ndërsa gjatë ekspozimit të drejtpërdrejtë në diell të mbahen size dhe kapelë dhe të përdoret kremi me faktor të lartë mbrojtës, të konsumohet sasi më e vogël e ushqimit, kryesisht fruta dhe perime, ndërkaq më pak ushqim I yndyrshëm, të konsumohen sasi më të mëdha të lëngjeve, më mirë ujë I zakonshëm, ndërkaq të evitohen pijet alkoolike, gjatë hyrjes në automjet nevojitet që ai për një periudhë të caktuar të ajroset dhe të sëmurëve kronikë t’u rekomandohet rregullisht ta marrin terapinë e caktuar, në konsultim me mjekun amë.

Për shkak të temperaturave të larta dhe rrezikut të shtuar për dukuri të helmimit me ushqim dhe sëmundje ngjitëse të zorrëve, rekomandohet larje e domosdoshme e prodhimeve bujqësore-kopshtare (fruta dhe perime të freskëta) para përdorimit të tyre, përgatitje termike e ushqimit dhe konsumimi I tij menjëherë pas përgatitjes, informojnë nga Ministria dhe cekin se Komisioni për ndjekje të efekteve nga temperaturat e larta e ndjekë në vazhdimësi gjendjen dhe sipas nevojës do të propozojë masa dhe aktivitete për minimizimin e efekteve të dëmshme të mundshme nga temperaturat e larta.

Sipas parashikimit të DPHM-së, të enjten gjatë natës dhe të premten do të ketë kushte për reshje lokale të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar , ndërsa temperaturat do të ulen për 3 deri 5 gradë.