FOTO/Komuna e Çairit dhe zjarrfikësit e “Bajram Miftarit” ndihmojnë Nagoriçin e Vjetër

Ekipi i Shoqatës së Zjarrfikësve Vullnetarë “Bajram Miftari” që funksionon në kuadër të Komunës së Çairit, në orët e hershme të mëngjesit të sotëm është nisur për ndihmë të rajoneve të përfshira nga zjarret në Nagoriç të Vjetër të rrethit të Kumanovës.

“Heronjtë tanë të aksioneve të shpëtimit nga SHZV “Bajram Miftari” i janë përgjigjur menjëherë kërkesës së Drejtorisë për Mbrojtjen dhe Shpëtim për të intervenuar në zonat e përfshira nga flakët. Komuna e Çairit dhe SHZV “Bajram Miftari” janë gjithmonë në gatishmëri të plotë për të ndihmuar rajonet e përfshira nga katastrofat natyrore”, njoftojnë nga Komuna e Çairit, transmeton TV21.