Në diskutim për raportin e Dick Marty-t, Basha: Na takon ne të jemi zëri i atyre viktimave dhe zëri i Kosovë

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla i ka fikur mikrofonin Lulzim Bashës, pasi atij i mbaroi koha, teksa jepte argumentin e tij në lidhje me raportin e Dick Marty.
Fjalimi i Bashës:

Të dashur bashkëqytetarë, sot është një ditë e rëndësishme për këtë institucion.

Nuk mund të ketë asgjë më të shenjtë se interesat e Kosovës sepse nuk mund të ketë bashkëpunim rajonal pa dënuar gjenocidin serb.

Ka patur përpjekje të vazhdueshme për të manipluar faktet, siç ka ndodhur edhe me raportin e Dick Marty. Është e qartë që pas tij fshihen strukturat serbe. Hapi më i fundit, siç e ka publikuar edhe vetë ai, ishte eliminimi fizik i Dick Marty për të fshehur gjurmët dhe për të akuzuar shqiptarët.

Lufta e UÇK ishte një luftë e drejtë përballë agresionit, gjenocidit, krimeve të njerëzimit që regjimi mi Millosheviqi po kryente në Kosovë. Askush nuk mund të barazojë viktimën me agresorin, luftën e drejtë të UÇK me masakrat e Millosheviqit,

Lufta e UÇK pati në krah NATO sepse ishte një luftë e drejtë, sepse ndaj tyre po kryhej spastrim etnik, gjenocid.

Ky parlament nuk mund të ketë asnjë ngurrim për të folur dhe për të votuar. Makineria e Millosheviq-it ka kryer gjenocid në Kosovë.

Dënimi i gjenocidit ka qëllim për t’i hapur rrugën të ardhmes që nuk mund të jetë e begatë për dënuar luftën.

E shkuara rrezikon të përsëritet nëse nuk pranohet dhe dënohet.

Na takon ne të jemi zëri i atyre viktimave dhe zëri i Kosovës. Jemi krah përpjekjeve të Kosovës.